Pronarët e objekteve ilegale kanë mundësi të re të legalizimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ndryshimet e Ligjit për legalizimin e objekteve ilegale të cilët u miratuan në mes të muajit gusht, kanë menjanuar disa nga mangësitë e versionit të mëparshëm. Arkitekti i qytetit Aleksandër Daboviq, thotë se me këto ndryshime hiqen afatet për dorëzimin e dokumentacionit, dhe se kërkesat e dorëzuara me vonesë nga afati i kaluar, tani mund të dorëzohen përsëri.

Lehtësi tjetër është se tani duhet të bëhet edhe matja mga gjeodeti e cila vërtetohet në kadastër, dhe pastaj subjekti përkatës i cili ka licencën për auditim vërteton nëse objekti ndodhet në inçizimet orto-fotografike dhe nëse është në përputhje me planet. Objektet që janë ndërtuar pas inçizimeve orto-fotografike, por që janë në përputhje me Planin Hapsinor, do të kenë mundësi të vazhdojnë procesin e legalizimit.

Daboviq thotë se kanë ndërprerë procesin e numërimit të objekteve ilegale pas inçizimeve orto-fotografike, dhe se sipas vlerësimit të tij, pas kësaj në Ulqin janë ndërtuar edhe 500-600 objekte të tjera.

Të dhënat e publikuara nga Ministria e turizimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm tregojnë se më së shumit objekte pa lehje ka në Podgoricë, kurse në vend të dytë ndodhet Uqini, me 4754 të evidentuar, dhe me 69 që kanë ndërtime përtej lejes që posedojnë.

Share.