Pronarët e lokaleve: “Nga sot masat e TKN nuk vlejnë për ne. Nga e enjtja hapim lokalet”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shoqata e pronarëve të lokaleve e Malit të Zi njofton se masat e TKN nga sot nuk janë më të vlefshme për ta, dhe njofuan hapjen e tyre duke filluar nga dita e enjte. Ata gjithashtu ankohen se ky organ i ka injoruar plotësisht. “Megjithëse ne vazhdimisht jemi përpjekur të respektojmë të gjitha masat e propozuara, që nga sot, vendimet e TKN nuk zbatohen më për ne. Sidomos pasi organet dhe institucionet kompetente injorojnë ose nuk sanksionojnë shkeljet e tyre në ndërtesa fetare, hapësira të hapura madje edhe në spitalet covid. “. Ata deklaruan se ambientet do të punojnë deri në orën 10 të darkës, do të ketë maksimumi 4 persona në tavolinë, kurse distanca mes tavolinave do të jetë 2 metra. Sipas tyre,  kjo është mënyra e vetme për të ruajtur ekzistencën dhe për të siguruar familjet.

Share.