Pronarët e lokaleve në Ulqin protestuan kundër ndalimit të punës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pronarët e lokaleve në Ulqin janë të pakënaqur me vendimin për mbylljen e bizneseve të tyre, si masë parandaluese kundër përhapjes së virusit korona. Në shenjë proteste ata  u mblodhën në Ranë, dhe kërkuan anullimin e vendimit. Hasan Cano Karamanaga kërkon nga organet kompetente që  tu rimundësohet hapja e lokaleve , pasi që sipas tij lokalet nuk paraqesin një rrezik për infektimin e popullatës meqenëse u përmbahen masave.Ai gjithashtu kërkon përkrahjen e kryetarit të Komunës së Ulqinit. Në përkrahje të kësaj proteste ishin edhe dy nënkryetarët e komunës së Ulqinit Astrit Hoxha dhe Hadixha Gjoni. Hoxha tha se janë në përkrahje të afaristëve duke qënë se ky nuk është një vendim i Komunës së Ulqinit, dhe se shtabi i  emergjencave në Komunën e Ulqinit nuk e sheh të nevojshme mbylljen e lokaleve.

Share.