Pronarët e lokaleve: Lokalet të hapen, ose të mbyllen të gjitha

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pronarët e lokaleve janë të vendosur që të hapin bizneset e tyre përkundër urdhërit të TKN, nëse nuk vendosen masa të njëjta edhe për aktivitetet e tjera të shërbimeve. Në takimin e djeshëm me kryeministrin Dushko Maqrkoviq, ata vendosën që të presin deri ditën e nesërme, dhe nëse nuk ka një vendim atëherë do ti hapin lokalet në dorën e tyre. Ata janë të indinjuar pasi thonë se me kohë kanë paralajmëruar për një situatë të tillë, dhe se ndihen të diskriminuar nga institucionet relevante.

Share.