Pronarët e lokaleve kërkojnë rishikimin e masave deri të hënën

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pronarët e lokaleve dhe bareve në Mal të Zi  kërkojnë nga institucionet kompetente që nga e hëna të rishikojnë masat e reja epidemiologjike, tha kryetari i  Shoqatës së hotelierëve, Nikola Buzdovan.  Masat e reja të Institutit të Shëndetit Publik përcaktojnë që hyrja në brendësi të objekteve hotelierike është e mundur vetëm me dëshmi të vaksinimit të plotë ose me një dozë .

“Ne po kërkojmë nga institucionet kompetente që të rishikojnë masat. Qëndrimi ynë është që  të presim deri të hënën në orën 3 pasdite, kur është caktuar mbledhja e shoqatës, në të cilin do të merret një vendim për veprimet tona të radhës,” tha Buzdovan për Mediabiro .

Ai theksoi se problem i madh është edhe fakti se numri më i madh i punonjësve në industrinë e hotelierisë nuk janë vaksinuar.

“Ne jemi në një situatë ku është shumë e vështirë të gjesh një punëtor, dhe tani kemi një situatë ku duhet të kërkojmë njerëz të vaksinuar. Në fakt, ne po mbesim pa fuqi punëtore” tha Buzdovan.

Sipas tij, lokalet do ta kenë të vështirë të kryejnë punën, veçanërisht  në pikun e sezonit. Ai theksoi se ky është diskriminim ndaj tyre, veçanërisht në një kohë kur vetëm 35 përqind e popullsisë është vaksinuar, kryesisht mosha e treté e cila më së pakti viziton lokalet.

Share.