Pronarët e lokaleve kërkojnë më shumë ndihmë për të mbijetuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pronarët e lokaleve dhe restoraneve të mbledhur rreth shoqatës “Hotelierët e Malit të Zi” i kanë dërguar letërt ë hapur Qeverisë së Malit të Zi në të cilën kanë radhitur kërkesat e tyre, plotësimin e të cilave ata e cilësojnë si esenciale në mbijetesën e tyre ekonomike. Kërkesa e parë është që subvencionimi i pagave në këtë sektor të jetë pakushtëzime, pasi rigoroziteti i kushteve ka krijuar probleme të mëdha për ta. Kërkesë tjetër është që rritje e subvencioneve për paga në tremujorshin e dytë të shkojë në 250 euro si dhe ulje të tatimeve në paga për ata që marrin më pak se 500 euro. Hotelierët gjithashtu kërkojnë moratorium pa kushte në pagesën e kredive , subvencionimin e interesave për kreditë e reprogramuara në vitin 2021, lirimin nga tatimi për patundshmëri  të objekteve hotelerike për vitin 2020 dhe 2021, shtyrjen e pagesave për komunali, moratorium në kreditë e të punësuarve, si dhe uljen e TVSH në 7% për këtë sektor. Po ashtu kërkohet që të punësuarit në hoteleri të jenë në grupet prioritare për vaksinim. Nga kjo shoqatë thonë se plotësimi i këtyre kërkesave vetëm pjesërisht do të zgjidhte problemet e tyre, por do të mundësonte mbijetesën ekonomike deri në stabilizim të situatës.

 

B.Çoba

Share.