Pronarët e anijeve turistike ndër më të goditurit nga dështimi i sezonit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Për sezonin turistik në Ulqin nuk mund të përdoret vlersim tjetër përveç dështimit total. Për këtë të paktën pajtohen të gjithë, edhe pse jo të gjithë aktivitetet janë të goditur njëlloj. Lokalet dhe klubet e natës, edhe pse kanë pësuar rënie të madhe të të ardhruave, janë aktivitete që kanë kaluar më mirë se qiradhënësit e dhomave, apo qiramarrësit e plazheve. Në mesin e më të goditurve janë edhe pronarët e anijeve turistike, të cilët më kot kanë shpenzuar për të përgatitur lundrueset e tyre për fillimin e sezonit. Ata thonë se që prej fillimit të verës rrallëherë kanë lëvizur nga bregu, por edhe kur kanë lëvizur, fitimi ka qenë minimal si rezultat i çmimeve të ulta.

Krahasuar me vendet e rajonit, të cilët nuk vendosën masa për turistët, në Mal të Zi hyrja ishte vetëm me test negativ, çka shkatërroi edhe shpresën e fundit për një sezon sadopak normal, thotë pronari i anijes “Suzana”, Naser Bushati”. Sipas tij, por edhe shumicës që merren me aktivitete turistike, kjo ishte edhe arsyeja kryesore e dështimit të sezonit. Por ky dështim , pasojat më të rënda do ti reflektojë në periudhën e dimrit, pasi shumica e falmiljave ulqinake, janë direkt të lidhur me përfitimit gjatë sezonit.

Dështimi i këtij sezoni do të ketë pasoja edhe në përgatitjet për sezonin e ardhshëm. Mjaft nga ushtruesit e aktiviteteve turistke këtë vit kanë punuar me humbje, dhe kjo do të ndikojë ndjeshëm në aftësitë e tyre për ivestime të reja. Ndihma nga qeveria do t ishte e mirëseradhur, por duke parë që kriza sipas të gjitha gjasave do të ndikojë edhe në likuiditetin buxhetor të vendit, shpresat për diçka të tillë janë të pakta.

Share.