Prona e Valdanosit tu kthehet ish pronarëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Përfaqësuesit e Drejtorisë për patundshmëri dhe të Ministrisë së financave qëndruan sot për vizitë në Ulqin ku u takuan me zyrtarët lokal dhe përfaqësuesit e shoqatës për kthimin e pronave në Valdanos. Njëkohësisht para ndërtesës së komunës pati edhe një tubim lidhur me këtë rast, në të cilin përvec ish pronarëve merrnin pjesë edhe qytetarë të tjerë si dhe politikan dhe përfaqësues të sektorit civil. Në takimin e mbajtur në kabinetin e kryetarit Cungu, të gjitha palët shpalosen argumentet e tyre në lidhje me problematikën e kthimit të kësaj prone. Drejtori i Drejtorisë për patundshmëri Mirsad Nurkoviq, tha për televizionin Teuta se ekziston një mirkuptim i gjerë në lidhje me cështjen, dhe se detyrë e organeve shtetërore është të  jepet një zgjidhje e cila do të ishte e drejtë për të gjitha palët. Mustafa  Capuni, nga Shoqata për kthimin e pronave tha se nga ana juridike cdo gjë është e qartë, dhe se ligji aktual, ashtu si edhe versionet e kaluara, nuk lënë hapësirë për interpretime të tjera përvec atij se kjo pronë duhet tu kthehet ish pronarëve. Ky është edhe qëndrimi i pushtetit aktual te Ulqinit. Kryetari Nazif Cungu tha se kërkesa për kthimin e  ullishtes është legjitime, dhe se ish pronarët kanë mbështetjen e plotë në luftën tyre.

 

Share.