Promovimi dhe përkrahja e biznesit social në Komunën e Ulqinit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në  Ulqin u mbajt konferenca e titulluar Promovimi dhe përkrahja e biznesit social në Komunën e Ulqinit në kuadër të projektit Adriatic Welfare Mix, financuar nga buxheti i Bashkimit Evropian.  Prezantimin e parë në këtë konferencë e bëri italiani Luka Bortoni ekspert i COOS Marche i biznesit social. Ai para pjesmarrësve të konferencës paraqiti përvojen e tij në biznesin social në Itali.

Koordinatori i projektit Adriatic Welfare Mix Arsllan Hajdinaga tha se qëllimi i kësaj konference është shpalosja e veprimtarive të bizneseve sociale që ka realizuar Komuna e Ulqinit

Sipas Hajdinagës në komunën e Ulqinit do të hapen 4 biznese sociale , madje edhe do të hapen vende të reja pune.

Projekti në fjalë është i orjentuar tek zhvillimi i modeleve inovative të bizneseve sociale, përkrahjes së programeve kualitative dhe kalimi i të rinjëve nga arsimi në tregun e punës dhe rritje e inkuadrimit të të rinjëve në zhvillimet shoqërore dhe ekonimike.

Share.