Prokuroria po heton financimet e partive nga jashtë vendit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokuroria speciale ka formuar lëndë mbi baza të dyshimit se fushata zgjedhore e subjekteve të caktuara politike është financuar nga transaksionet të dyshimta dhe donacione nga jashtë vendit, tha prokurori special Milivoje Katniq. Ai shtoi se për shkak të efiksitetit të procedimit nuk mund të japë më shumë hollësi për çështjen.

Katniq tha se deri më tani Prokuroria ka shqyrtuar një numër të konsiderueshëm të ankesave mbi pretendimet se ka pasur  gabime në listat te zgjedhësve , ndryshimet e vendvotimeve, dhe  blerjet e kartave të identitetit , por se këto kërkesa janë refuzuar. Ai paralajmëroi edhe njëherë se financimi i fushatës zgjedhore jashtë xhiro llogarisë së subjekteve politike  është e dënueshme me ligj.

Share.