Prokuroria përdundon hetimet për Mozhurën. Radhën e ka eksperti ekonomik

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokuroria Speciale e Shtetit ka përfunduar mbledhjen e provave dhe informacioneve për çështjen “Mozhura” dhe i ka dorëzuar dosjet ekspertit ekonomik për analiza të mëtejshme dhe dhënien e mendimit. Pasi eksperti të paraqesë të dhënat mbi qarkullimin e parave dhe pagesat e taksave dokumentat do të kthehen në Prokurori, e cila më pas do të vendosë nëse do ta arkivojë çështjen apo do të nisë një hetim kundër atyre që janë përgjegjës. Gjatë hetimit, prokurorët special nuk morën deklaratë nga Branimir Gvozdenoviq, i cili në 2012, si Ministër i Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit, lëshoi ​​lejet kryesore për ndërtimin e elektranave me erë midis Tivarit dhe Ulqinit. Ky investim dyshohet se ka elemente të lorrupsionit, pasi besohet se përmes kompanisë “Cifidex Limited” dhe transaksioneve të tjera të lidhura nga 2015 dhe më vonë, të cilat u kryen pjesërisht përmes Malit të Zi, kishte korrupsion të disa zyrtarëve të lartë shtetërorë të Maltës. Gjoja, çështja ka të bëjë edhe me vrasjen e gazetares Daphne Caruana Galicia. Gjatë asaj marrëveshje të dyshimtë, qeveria malazeze i garantoi kompanisë “Možura Wind Park” blerjen e energjisë elektrike me vlerë 115 milion euro në 12 vitet e ardhshme.

Share.