Prokuroria formon lëndën për rastin e ndikimit politik në Ushtrinë e Malit të Zi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokuroria e Podgorices ka filluar hetimet në rastin e dyshimit për ndikim politik në Ushtrinë e Malit të Zi. Ditët e fundit në media ka dalë një inçizim audio në të cilin një aktiviste e Partisë Demokratike të Socialistëve në Podgoricë, e cila në bisedë telefonike me një pjestare të Ushtrisë së Malit të Zi, duket se kërkon përkrahje për subjektin e  saj në këmbim të avancimit në ushtri. Nga Prokuroria thonë se po përcjellin të gjithë informacionet që dalin në media dhe se do të veprojnë në rast të paraqitjes së elementeve kriminale.

Share.