Projekt ndërkufitar mes Malit të Zi dhe Bosnës e Hercegovinës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Projekti ‘Inkluzioni social përmes terapisë të grupeve punuese’ realizohet nga Qendra për fëmijë dhe të rinjë me aftësi të kufizuara ‘Tisa’ nga Bjello Pole dhe qendrës ‘Vlladimir Nazor’ nga Sarajeva, që vjen si projekt ndërkufitar mes Malit të Zi dhe Bosnës e Hercegovinës. Këtë projekt e mbështet delegacioni i Bashkimit Europian në kuadër të IPA projektit, kështu deklaron Saida Cekiq, drejtoresha e Qendrës ‘Tisa’ si dhe menaxherja e këtij projekti.
Në këtë projekt e përfshirë është edhe Qendra ditore nga Nikshiqi, ku drejtoresha e këtij institucioni thotë që qëllimi i këtij projekti është shkëmbimi eksperiencave dhe shoqërimi mes fëmijëve, por edhe prindërve.
Nga ana tjetër e kufirit, janë fëmijët e Qendrës ‘Vlladimir Nazor’ nga Sarajeva të cilët janë partner të këtij projekti. Ky projekt parasheh shumë aktivitete dhe njëri ndër to është kampi sportiv verorë të cilin e mbajtën në Ulqin. Dhe për realizimin e këtij kampi flet drejtori i qendrës ‘Vlladimir Nazor’ nga Sarajeva, Zulfo Ahmetoviq.
Fëmijët dhe të rinjt me aftësi të kufizuara në Ulqin ishin të shoqëruar me prindërit e tyre të cilët ishin të kënaqur me kushtet që u ofron hoteli Otrant ku ishin të stacionur, por edhe me gjithë organizimin e këtij kampi sepse për këto fëmijë është një kënaqësi të shoqërohen dhe të aktivizohen më shumë.
Përveç kampit, në kuadër të këtij projekti janë edhe shumë aktivitete tjera të cilat i realizojnë. Dhe njëri ndër to është edhe edukimi mbi agrokulturën dhe bletarinë, ku këtyre fëmijëve u jepet mundësia që përmes aktiviteteve të mësojnë mbi vlerat e punës dhe mënyrat se si ato mund të përfitojnë nga punët që i realizojnë vet, por edhe të bëjnë prodhimin e ushqimit për nevojat e veta dhe të shoqërisë në përgjithësi.

Share.