Prodhimet ushqimore në Mal të Zi janë në nivel evropian

0

Cilësia e prodhimeve ushqimore që gjenden në tregun e Malit të Zi, është sipas standardeve evropiane, ka deklaruar drejtoresha e Drejtorisë për siguri ushqimore, Vesna Dakoviq. Sipas saj, shteti ka arritur të vendosë një sistem të sigurtë në këtë drejtim, çka e tregon edhe besimi i konsumatorëve. Gjatë vitit të kaluar, punonjësit e kësaj drejtorie kanë arritur të ndalojnë hyrjen në Mal të Zi të 1.150 tonëve ushqim, i cili nuk i plotësonte kushtet e cilësisë. “Kur është në pyetje ushqimi nuk nuk mund të thuhet se rreziku është plotësisht i eliminuar, pasi prodhimi i ushqimit është një zinxhirë i gjatë dhe mjafton një hallkë të mos funksionojë si duhet që të dalin probleme”, tha ndër të tjera Dakoviq.

Share.