Problem me furnizim të ujit në Gjerana- fajtori “jetim”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Problemi me furnizim me ujë të pijshëm vazhdon të jetë  aktual  për banorët  e Gjeranave, sidomos atyre të zonave më të larta.

“Kemi 9 muaj shprehet një nga banorët e kësaj lagje për televizionin Teuta  që kemi problem me furnizim me ujë  ,tash një muaj më shumë i kemi krojet e thatë se sa kemi ujë. Nuk kemi lënë derë pa trokitur në Ndërmarrjen Komunale, të cilët disa herë kanë dalë në terren për të evituar prishjen por deri në ditën e sotme nuk ka gjë përmirsim , as që na kanë dhënë ndonjë zgjidhje për daljen nga kjo situatë  e papërballueshme.

“Tani jemi në majen e sezonit turistik, as që mund të mendojmë që të përfitojmë diçka  nga turizmi, kurë nuk kemi  gjënë elementare për të funksionuar ,ujin . “

Është shumë dikutabile  çështja e furnizimit me ujë të kësaj zone,pasi  që  më shumë se tri dekada nuk kanë pasur asnjëherë probleme të tilla,andaj ata hedhin dyshimin se këtu dikush mbyll sytë dhe ka keqpërdorime.

Ata gjer më tani i  ka mbajtur një shpresë se pasi të vehen në funksion pompat në Lisna Bore do të ju  përmirsohet gjëndja, por  po ndodhë e kundërta , më shumë i kanë krojet e thata se sa pikon uji.

Me të drejtë banorët e zonës në fjalë janë shumë të revoltuar, si në Ndërmarrjen Komunale, ashtu edhe në pushtetin vendor të cilët duhet të kujdesen për banorët e vet, aq më shumë tani kur janë dhënë mijëra euro që të përmirsohet rrjeti i ujësjellësit .

Share.