Pritet të ketë rritje në pagat e administratës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Rrogat e të gjithë të punësuarve në sektorin publikë mesatarisht do të jenë 5 për qind më të larta , nëse parlamenti e miraton propozim ligjin për të ardhurat , është deklaruar nga Ministria e financave.

Në propozim ligjin, të cilin në javën e kaluar e ka miratuar Qeveria , është parashikuar  rritja e të ardhurave bazë dhe heqja e kompensimeve për trupat punues e komisionet e ngjashme.

Në këtë vit për këto qëllime ne buxhet janë parashikuar  8,42 milion euro , kurse nga Ministria kanë theksuar se kjo nuk është shifra përfundimtare. Megjithatë është e qartë që nëse ligji do të miratohet , të gjithë të punësuarve në sektorin publikë do tu rriten të ardhurat.

Share.