Pritet stabilizim i furnizimit me ujë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Furnizimi me ujë të pijshëm pritet të stabilizohet sot në orët e vona të pasditës, deklaroi për televizionin Teuta drejtori i Ndërmarrjes Publike “Ujësjellës Kanalizime “-Fehim Avdiu. Një defekt në rrjetin e ujësjellësit  në zonën e  Gaçit , si edhe të  një prishje tjetër  më e madhe në tubinn kryesor Fi 400 rezultoi me  mungesë të ujit për më shumë se 40 orë në mbarë Komunën e Ulqinit.

Sipas drejtorit Avdiu intervenimi në prishjen e dytë ka filluar qysh mbrëmë,ndërkohë pritet që sonte deri në orët e vona të kemi stabilizimin e plotë të furnizimit me ujë. Avdiu apeloi tek qytetarët që uji mos të përdoret për pije deri sa të kthijellohet, pasi që ekziston mundësia që në fillim të jetë i turbullt. Sa i përket situatës së përgjithshme të furnizimit me ujë të pijshem, drejtori Avdiu shprehet se është i kënaqur ,e sidomos gjatë sezonit veror kur furnizimi ishte i rregullt.

Share.