Pritet që Tuzi të jetë Komunë e plotë nga 1 shtatori

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Subjektet politike në Tuz janë të bindur se kësaj radhe statusi i plotë i Komunës së Tuzit është diçka e kryer dhe se prej 1 shtatorit kjo do të bëhet edhe zyrtare. Nga Partia Demokratike e Socialistëve thonë se ato si subjekt nuk i shkelin marrëveshjet që kanë me partnerët e koalicionit dhe se Tuzi do të jetë komunë, mendim që e kanë edhe në Alternativën Shqiptare. Zyrtari i saj Nik Gjeloshaj ka deklaruar se nuk pret kurrgjë tjetër përveç realizimit të asaj që është vendosur në parlamentin e Malit të Zi vitin e kaluar. Me hyrjen në fuqi të ligjit Tuzi duhet të shkojë në zgjedhej të reja, të cilat pritet të shpallen nga presidenti Millo Gjukanoviq.

Share.