Princi Charles do vijë si partner i Kosovës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pajtimi dhe promovimi i dialogut ndërfetar, mbrojtja e trashëgimisë kulturore, si dhe marrëdhëniet mes dy vendeve do ta sjellin në Kosovë pas 17 vjetësh Princin e Walesit, Charles.I shoqëruar nga dukesha e Cornwellit, Camilla, Princi Charles ndryshe nga viti 1999, kur kishte vizituar trupat britanike të KFOR-it, tani vizita e tij do të jetë shtetërore.Ai planifikon të takojë edhe presidenten Atifete Jahjaga. Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ruari O’Connell, ka thënë se ardhja e tij në Kosovë,është konfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve.Megjithëse Princi do të pritet nga presidentja Atifete Jahjaga, ambasadori britanik ka theksuar se Princi shumicën e agjendës do t’ua përkushtojë takimeve dhe bisedave me njerëz të profileve të ndryshme.Princi do të vizitojë Prizrenin ku do të marrë pjesë në konferencën ndërfetare të organizuar në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës.

Share.