Prezantohet trajneri i ri i “Otrant-Olympic”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Millovan Minja Prelleviq është emëruar trajner i ri i Klubit të Fudbollit “ Otrant Olympic “ . Prelleviq për herë të parë i është prezantuar publikut ulqinak përmes një konference për media , ku të pranishëm kanë qenë lojtarët  e KF “ Otrant Olympic” si dhe përfaqësues të pushtetit lokal.  Trajneri i ri  për TvTeuta deklaroi që është falenderues ndaj të gjithë atyre që e kanë përkrahur dhe ia kanë besuar këtë detyre.

Ai deklaroi që suksesi i arritur nga KF “Otrant Olympic “ gjatë sezonit të kaluar është për tu lavdëruar , me crast falenderon fudbollistët dhe tashmë ish trajnerin Xhemal Kapllanbegu për punën e palodhshme. Gjate javës së ardhshme, sic deklaron nenkryetari i Komunës së Ulqinit Arian Murati, do te ndryshohet struktura e klubit në tërësi.

Share.