Prezantohet projekti i Mavrijanit

0

Sot në kabinetin e kryetarit të Komunës së Ulqinit u bë prezantimi i  valorizimit të lokalitetit  të  Mavrijanit. Në këtë lokalitet, kompania planifikuese ING  INVEST nga Podgorica  ka paraparë ndërtimin e një kompleksi të madh turistik që do të shtrihej  në një  sipërfaqe  prej 41.39 hektarësh dhe  21,31 hektarë  që  do të përbënin  pjesën bregdetare me marinën Aty parashihet ndërtimi i hoteleve  me pesë yje,vila dhe objekte të tjerë me rreth 4000-5000 shtretër. Kryetari Nrekiq tha se  materiali  filmik do ti ofrohet shtëpive televizive brenda dhe jashtë vendit si dhe në panairet ndërkombëtare të investimeve. Ai po ashtu paralajmëroi  se  ditën e hënë do të presë grupin e investitorëve nga Katari dhe ky do të jetë një rast i mirë për të bërë  dhe prezantimin e këtij projekti, me vlerë të përgjithshme deri në 1 miliardë euro.      

Share.