Prezantohet Agrobuxheti – Fermerët e Ulqinit të pakënaqur me kriteret

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në sallën e Kuvendit Komunal të Ulqinit, përfaëqsuesit e Ministrisë së bujqësisë mbajtën prezanitmin e Agrobuxhetit për vitin aktual. Gjatë prezantimit fermerët nga komuna jonë ishin të interesuar për masat dhe kriteret e parashikuara për këtë vit, në mënyrë që të marrin ndihmën e shumëpritur. Agrobuxheti për këtë vit është në masë të përgjithshme më i vogël se vitin e kaluar, por ndihma konkrete do të jetë më e madhe, tha për TV Teuta Enis Gjokaj nga Ministria e Bujqësisë.

Ai shtoi se gjatë prezantimit fermerët kryesisht shprehen pakënaqësi me kriteret për marrjen e subvencioneve, çka e konfirmoi edhe fermeri Fadil Doda. Sipas tij, edhe vitet e mëparshme ka pasur probleme të njëjta, të cilët knaë pamundësuar shumë fermerë që të marrin ndihmën e nevojshme.

Për Agrobuxhetin e këtij viti , i cili është në masën prej rreth 44 milionë euro, 27 milionë do të sigurohen nga mjetet kombëtare, 9.3 milionë euro nga donacionet, kurse 8.3 milionë do të jenë mjete kreditore.

Share.