Prezantimi përmbyllës i projektit ndërkufitar “The feminine side of quality”

0

Në hotelin Mediteran u bë prezantimi përmbyllës i projektit ndërkufitar “The feminine side of quality”, realizuar nga OJQ MogUL, Komuna e Ulqinit, Universiteti Europian i Tiranës dhe Bashkia e Mirditës. Në prezantim folën përfaqësuesit e partnerëve në projektin i cili zgjati plot 18 muaj dhe u financua në pjesën më të madhe nga fondi i Bashkimit Evropian, qëllimi i të cilit ishte të rriste vetëpunësimin e grave nëpërmjet hedhjes në treg të produkteve tradicionale bujqësore të këtyre trevave. Pas prezantimit të pranishmit patën mundësi të shijojnë prodhimet tradicionale të përgatitura nga gratë e Mirditës dhe Komunës së Ulqinit.

Share.