Prezantimi i ofertës turistike në Prishtinë, Maqedoni dhe Bosnje

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga data data 6 deri me 9 maj Organizata Turistike e Ulqinit në bashkëpunim me komunën e Ulqinit do të marrë pjesë në tre panaire shumë të rëndësishme për komunën e Ulqinit, në Prishtinë, Bosnje Hercegovinë dhe Maqedoni.

Delegacionin i cili merr pjesë në Panairin treditor të turizmit, udhëtimeve dhe hotelerisë në kryeqytetin e Kosovës e udhëheq kryetari i komunës Fatmir Gjeka. “Nëse mund të bazohemi në fjalën popullore “dita e mirë shihet në mëngjes”- , neve mund të jemi shumë optimist se do të kemi një sezon të suksesshme, festa e 1 Majit në komunën e Ulqinit ka tubuar më shumë mysafir se sa të gjitha qytetet bregdetare së bashku”shprehet kryetari i komunës Fatmir Gjeka duke shtuar se është pritur të  kemi fluks mysafirësh,por një fluks të tillë na ka befasuar, uroi që si ka filluar edhe të përfundoi ky vit.

Është paralajmëruar që delegacioni i komunës së Ulqinit, i pari i Ulqinit dhe drejtoresha e Organizatës turistike Zana Sarvan do të jenë mysafir në disa media në Kosovë ku po ashtu do të bëjnë prezantimin e ofertës turistike të qytetit tonë.

Share.