Prezantim i projektit të granteve për vetëpunësim

0

Në sallën e Kuvendit Komunal të Uqinit përfaqësuesit e Entit për punësim bënë prezanitmin e projektit për ndarjen e granteve të pakthyeshme për vetëpunësimin e personave të papunësuar. Këto grante që janë siguruar në bashkëpunim me fondet e Bashkimit Evropian dhe kanë për synim uljen e papunësisë.

Të drejtë aplikimi për këto grante kanë të gjithë personat që ndodhen në evidencën e Entit për punësim dhe përparësi do të kenë idetë më të mira, por një avantazh do tu jepet edhe grave të reja dhe atyre që janë të papunësuar për një kohë të gjatë, tha për TV Teuta zv.drejtori i këtij enti, David Perçobiq.

Share.