Prezantim i autorëve nga Tivari në Ulqin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në ambientet e Bibliotekës së Ulqinit u bë prezantimi i veprave të autorëve nga Tivari, Savo Markoç dhe Zheljko Milloviq. Prezantimin e autorëve e bëri moderatorja e mbrëmjes Ardita Rama, kurse më detajisht për veprat folën Gazmend Çitaku dhe Myzafer Çaushi.

Në librat e këtyre autorëve vërehet kthimi nostalgjik në fëmijërinë e tyre në vitet 70-ta, ku me një përshkrim mjeshtëror lexuesve u ofrohen avanturat e fëmijëvë të asaj kohe. Milloviq dhe Markoç për TV Teuta thanë se leximi fatkeqësisht nuk është hobi i preferuar i fëmijëve dhe të rinjve të sotëm, dhe se librat më shumë u dedikohen moshës së mesme, të cilët edhe vetë kanë qenë dëshmitar të periudhës së përshkruar në libra. Në mbrëmje u prezantuan librat “Kulla prej kujtimeve dhe tregime të tjera” e Savo Markoç, dhe “Kthim në rrugën mareshali Tito” dhe “Pop-rock muzika malazeze “54-91” të Zheljko Milloviq.

Share.