Presim sezon të sukseshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Hotelin „Mediteran „ të kënaqur me fillimin e sezonit turistik. Nga data 15 maj kapacitetet e këtij objekti hotelier do të jenë të plotësuara, deri në mbarim të sezonit turistik- shprehet Selatin Gjeloshi, drejtori i hotelit “ Mediteran“.
Sa i përket sezonit dimëror Gjeloshi shprehet i kënaqur, “Kemi pasur grupe të ndryshme nga vendi dhe regjioni, seminare, konferenca, po edhe gëzime familjare kjo është edhe arsyeja që neve punojmë gjatë gjithë vitit.“
Panairin në Prishtinë, Shkup dhe Llukavac e vlerëson si të sukseshëm, edhe pse siç u shpreh ai këto janë tregjet ku neve nuk kemi nevojë shumë të promovohemi, pasi nga këto vende kemi edhe musafirët tanë potencial me dekada. Qëllimi i menaxhmentit të këtij objekti është që të edukojnë kuadro të reja për çdo lëmi, dhe në këtë aspekt punohet gjatë peridhës dimërore.
Sipas fjalëve të drejtorit të këtij objekti Selatin Gjeloshi vetë pozicioni i hotelit është tepër njoshës, i rrethuar me pisha, mikpritje tradicionale ballkanase , me një atmosferë të veçantë.
Nëse bazohemi në deklaratat e njohëseve të mirë të rrjedhave turistike ulqinakët mund të llogarisin në një sezon tejet të suksesshme .

Share.