Presidenti Nishani vlerëson Cafo Bogën

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me rastin e 20-vjetorit të krijimit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve, në një ceremoni solemne të mbajtur në praninë e kryetarit të Bordit të Drejtorëve të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve, Michael Granoff, anëtarëve të Bordit, si dhe  autoritetëve të larta të qeverisë shqiptare e Kreu i Shtetit Shqiptar vlerësoi Fondin Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar” me motivacionin: “Për ndihmesën e jashtëzakonshme e të sprovuar ndaj popullit e demokracisë shqiptare, duke kontribuar veçanërisht në forcimin e institucioneve, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, konsolidimin e shoqërisë demokratike në vendin tonë, si dhe mundësimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptarë në zonën “Shengen”. Presidenti i Republikës vlerësoi gjithashtu edhe personalitete të njohura, anëtarë të bordit drejtues të Fondit,Cafo Boga, Douglas Carlston, James Duffy, me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” me motivacionin: “Në vlerësim të veprimtarisë së pareshtur e punës së palodhur për zhvillimin ekonomik të vendit tonë, si dhe kontributin e vyer dhënë për konsolidimin e institucioneve demokratike dhe rritjen e imazhit ndërkombëtar të Shqipërisë”.

Share.