Presidenti Meta organizoi pritje shtetërore me rastin e 28 Nëntorit

0

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta dha mbrëmë në Pallatin e Brigadave pritjen shtetërore me rastin e Festës sonë Kombëtare, Ditës së Pavarësisë dhe të Flamurit. Në Pallatin e Brigadave ishin të pranishëm Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, Kryeministri Edi Rama, deputetë të Kuvendit, anëtarë të Qeverisë, ish-Presidentë, ish-kryeministra, drejtues dhe përfaqësues të bashkësive fetare, ish-Presidenti kroat Mesiç,

Ambasadorë dhe përfaqësues të Trupit Diplomatik të akredituar në Tiranë, akademikë, drejtues institucionesh dhe arsimit të lartë, intelektualë, artistë, përfaqësues të familjeve dhe trashëgimtarë të atdhetarëve nënshkrues të Aktit të Pavarësisë, përfaqësues nga Kosova dhe bashkatdhetarë të shumtë nga e gjithë Diaspora shqiptare, arbëreshë si dhe miq të ndryshëm të Shqipërisë nga mbarë bota.

Share.

Comments are closed.