Presidenti i Republikës së Shqipërisë dekoroi imam Rexhep Likën me titullin ”Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”.

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot në kuadër të ceremonisë së 110 vjetorit të  Kryengritjes se Malësisë, Institucioni i presidencës  së Republikës së Shqipërisë i përfaqësuar nga Këshilltar i presidenit z. Flamur Gashi në bashkëpunim me institutin “Albanika” të udhëhequr nga Prof.Dr.Martin Berishaj, bënë  dekorimin e personaliteteve të shquara shqiptare  që lanë gjurmë në veprimtarinë e tyre. Në këtë ceremoni z. Flamur Gashi ia dorëzoi imam Rexhep Likës dekoratën në të cilën shkruan:

Presidenti I Republikes I jep yotëri Rexhep Likaj titullin ”Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”me vlerësim të veprimtarisë së tij atdhetare fetare në Malësinë e Madhe. Personalitet dhe figure e rëndësishme me gjurmë të pashlyera në ngritjen e ndërgjegjës kombëtare ndër malësorët e kësaj treve. Bashkëthemelues I Besëlidhjes së Malësisë(1970), për pajtimin e gjaqeve, hasmërive dhe trazirave në Malësi.

Pas marrjes se dekorates  me titullin ”Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, imam Rexhep Lika per Tv Teuta tha se ndjehet i nderuar per kete vleresim dhe se kjo dekorate u takon te gjithe atyre qe kane punuar qe te vije deri te beselidhja e Malesise. “Kjo për mua është një befasi sepse nuk e kam prit dhe nuk kam punua për këtë, por dikush e ka vlerësua atë gjë dhe unë i falenderoj të gjithë ata. Është kënaqësi që ajo është realizuar, ka hy në fuqi, nga brezi që e ka pru dhe nga gjeneratat që po e mbajnë atë. Është një kënaqësi dhe më e mira që ka ndodhur”, shprehet  Lika.

Ai poashtu tha se ka pasur vështirësira  për të realizuar Besëlidhjen e Malësisë sepse hakmarrja ka qenë traditë shekullore në mes nesh. Neve na kanë trondit kur është bërë vrasja në Amerikë e ktu është dashur të mbyllen njerëzit, ose ka ndodhur ktu e është dashur të mbullen në Amerikë, e për ta hjekur atë traditë që ka qenë shumë e dëmshme edhe si komb por edhe si individ, si njerëz, thotë Lika.

“Gjergj Gjokaj e ka inicua këtë punë dhe unë me zemer e kam marrë që me punua në atë punë, por kam pas përkrahjen edhe të Bashkësisë islame, kam pas përkrahjen e të gjithë xhematlinjve të mi, besimtarëve që i kam prezentu, dhe përkrahjen e të gjithë njerëzve që kan pas peshë në Malësi, dhe kështu ka ardhë deri te Beslidhja. Nuk ka qenë e lehtë, ka pas punë aty me u punu, por njerëzit kur e kanë me zemër edhe për hir të Zotit, fitohet”, përfundoi imami Rexhep Lika.

Ilmira Lika

Share.