Presidenca e Shqiperise dekoron veprimtaret e Malesise. Rexhep Lika dekorohet me titull ”Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Data e 6 prillit është një date tejet e rëndësishme në kalendarin historik të Malësisë, është data e Kryengritjes së Malësisë ku me 1911 pas luftimeve  të përgjakshme, malësorët ngriten flamurin shqiptarë në malin e Deçiqit.

Për nderë të kësaj date të shënuar, sot në 110 vjetorin e Kryengritjes se Malësisë,   institucioni i presidencës  së Republikës së Shqipërisë në bashkëpunim me institutin “Albanika” të udhëhequr nga Prof.Dr.Martin Berishaj, bënë  dekorimin e personaliteteve të shquara shqiptare  që lanë gjurmë në veprimtarinë e tyre, dhe të cilët sot fituan titullin e nderit nga presidenti i Republikës së Shqiperisë, Ilir Meta.

Ceremonia solemne e dorëzimit të dekoratave u mbështet nga Komuna e Tuzit, kurse aktivitetitn e hapi kryetari i komunës Nik Gjeloshaj.

Këshilltari i presidentit të republikës së Shqipërisë Z. Flamur Gashi në fjalimin e tij të rastit  tha se Presidenti i Republikës së Shqipërisë në vlerësim të figurave emblematike të kombit tonë, kudo qe ata kane jetuar dhe vepruar për kombin, ben vleresime, duke theksuar se keto dekorime beheh per te mos harruar kontrbutin e paraardhesve tane.

Ambasadori Gashi se bashku me Ambasadorin e Shqiperise ne Mal te Zi Ridi Kurtezin bene ndarjen e dekoratave:

Pas ceremonisë së ndarjes së dekoratave, u be edhe fotografia e perbashket protokolare…

Ambasadori dhe Keshilltari i presidentit te RSH z.Flamur Gashi lidhur me dekorimin e personaliteteve te shquara shqiptare, per TV Teuta tha se keto vleresime te figurave kombetare jashte Shqiperise zyrtare behen per kontributin e tyre te  dhene per gjuhen, per flamurin dhe per kombin.

Ambasadori i Republikes se Shqiperise ne Mal te Zi, Ridi Kurtezi, perkujtoi se Malesia eshte Nderi i kombit dhe se Republika e shqiperise do te vazhdoje te kujdeset per vleresimin e personaliteteve te dalluara shqiptare.

Pas marrjes se dekorates  me titullin ”Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, imam Rexhep Lika per Tv Teuta tha se ndjehet i nderuar per kete vleresim dhe se kjo dekorate u takon te gjithe atyre qe kane punuar qe te vije deri te Beselidhja e Malesise.

Me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” u dekorua Baca Kurti, kurse dekoratën në emër të familjes e mori Mark Gjokaj.

Me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” u dekorua  edhe Smajl Martini, kurse dekoraten e mori  Gjelosh  Ivezaj I cili tha se personaliteti I Smajl Martinit ishte shume I njohur si luftetar, dhe vecoi luften ne Spuzh ku kane jetuar nje pjese e shqiptareve.

Me titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” u dekorua  edhe Zef Miliqi Lulgjuraj. Për rendesine e dekorimit, per TV Teuta u deklarua Lucë Lulgjuraj, I cili tha se figurat kombetare ne po I ruajme por nuk I vleresojme mjaftueshem, prandaj e falenderoi presidencen shqiptare per kete vleresim te personaliteteve shqiptare.

Me titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”  u dekoruan Trimat e Kojës, kurse dekoraten e mori 90 vjecari Nosh Kolcaj, njeherit edhe anetari me i vjeter i familjes Kolcaj. Ai me plot emocione u drejtua me fjalet: “Rrnoft e kjoft kombi shqiptarë, e flamuri kuq e zi”.

Ilmira Lika

 

Share.