PREMTIME TE REJA PER KRIPOREN E ULQINIT

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e zhvillimit të qëndrueshëm ka ndarë për Kriporen e Ulqinit 165.000 euro, me te cilat sipas drejtorit te falimentimit Ognjen Jovoviq, kjo ndërmarrje do të fitojë rrymën dhe do të fillojë edhe sanimi i pompave të dëmtuara.

Sipas Jovoviqit,  janë duke u zhvilluar bisedimet ndërmjet Gjykatës Ekonomike dhe EEMZ për shlyerjen e borxhit prej 22.000 eurosh që kjo ndërmarrje i detyrohet për rrymë.

Te perkujtojme se “borrxhi per rryme” ishte shkas pse sot kriporja e Ulqinit nuk funksionon aspas, dhe se ne momentin e duhur shteti nuk kishte vullnet per te shlyer kete borxh por e la ne duart e fatit. As sot nuk dihet se ku po perfundon kripa e cila ishte e grumbulluar vite me pare, kurse per punetore mos te flasim. Pervec qe mbeten pa pune, atyre nuk u jane shlyer as pagat dhe as kontributet per disa vite me radhe.

“Vullneti” per pagesen e rrymes ne keto momente vjen si rezultat e presionit të Bashkimit Europian për ruajtjen e zonave me rëndësi të vecantë ekologjike dhe mjedisore, kurse realizimin dhe rezultatet konkrete do ti tregoje koha, sepse premtimet jane bere deklarata te cilat banoret e Ulqinit i kane degjuar shume here.

Share.