Premierliga angleze mund të kthehet më datën 1 qershor

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria britanike i ka dhënë dritën jeshile rikthimit të futbollit në ishull dhe kampionati anglez mund të rifillojë më 1 qershor,  Si pjesë e lehtësimit të masave të pandemisë Covid-19, kryeministri britanik Boris Johnson ka bërë të ditur se sporti do të mund të rikthehet nga fillimi i muajit të ardhshëm prapa dyerve të mbyllura.

Të hënën qeveria britanike publikoi një udhëzues ky u nënvizuan disa protokollë, duke përfshirë rikthimin e sportit.

Si pjesë e planit për ta liruar Britaninë e Madhe nga izolimi, kryeministri Boris Johnson ka bërë të ditur se sporti do të mund të rikthehet prapa dyerve të mbyllura, në afatin më të hershëm fillimi i muajit të ardhshëm.

Premierliga ashtu si edhe ligat e tjera të futbollit në Evropë, u pezullua në mesin e muajit mars, pasi koronavirusi u shpall pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

Share.