Prej vitit të ri, fillimi i punimeve në rrugën e këmbësorëve nga Pylli i pishave në Kepin e Gjeranave

Prej vitit të ri, fillimi i punimeve në rrugën e këmbësorëve nga Pylli i pishave në Kepin e Gjeranave

0

Drejtori NP të Mirat Detare, Predrag Jelushiq, njoftoi një sërë investimesh që kjo ndërmarrje ka planifikuar për territorin e komunës së Ulqinit, të cilët janë të rëndësishëm për ruajtjen dhe valorizimin e bregdetit dhe turizmit  në Ulqin . “Së shpejti fillon një cikël të ri të investimeve, kështu që mjetet e fituara do të kthehen në investime. Sa i përket komunës së Ulqinit, që nga fillimi i vitit të ri do të fillojmë me realizimin e ndërtimit të stazës për këmbësorë nga Pylli i pishave në Kepin e Gjeranave,  do të hyjmë në fazën e katërt të të rivitalizimit të Pyllit të pishave, kurs  në marrëveshje me Komunën do të marrim parasysh edhe investime të tjera të rëndësishme në zonën bregdetare për vitin 2019, “tha Jelushiq. Ai njoftoi gjithashtu implementimin e dy projekteve ndërkombëtare që do të bëjnë trajtimin e mbeturinave, për çka do të kenë mbështetjen e partnerëve nga Shqipëria, Italia dhe Bashkimi Evropian.

Please follow and like us: