Prej sot Tuzi komunë e pavarur- “Shqiptarët e vendosur” krenar për arritjen

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prej sot Tuzi do të jetë komunë me të drejta të plota, për çka nga koalicioni i partive shqiptare “Shqiptarët e vendosur” janë shprehur krenar me kontributin që ato kanë dhënë në këtë drejtim.

Deputeti Genci Nimanbegu tha në konferencën për media e cila u mbajt dje në Tuz, se e ka pasur kënaqësi të jetë pjesë e ekipit që realizoi këtë arritje dhe të votojë për këtë në Kuvendin e Malit të Zi. Edhe liderët e partive të koalicionit, Nazif Cungu nga Forca, Mehmet Zenka nga Unioni Demokratik i Shqiptarëve, dhe Gjergj Camaj nga Alternativa Shqiptare, i uruan qytetarët e Tuzit për komunën e plotë, dhe bënë thirrje që bashkëpunimet të tilla në mes subjekteve shqiptare të vazhdojnë edhe në të ardhmen për plotësimin e qëllimeve të tjera.

Share.