Prej datës 18 Maj fillon verifikimi lejeve për shpëtimtarët e plazheve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prej ditës së hënë me 18 maj fillon cikli i verifikimit të lejece për shpëtimtarët e plazheve. Kryqi i Kuq i Malit të Zi, sipas sugjerimeve të Trupit Koordinues Nacional, ka qenë i detyruar që për shkak të pandemisë së Covid 19, të ndalojë përkohësisht aktivitet lidhur me programin dhe përgatitjet për sezonin turistik. Dy verifikimet e para janë bërë para fillimit të pandemisë, kurse ciklet e tjera sipas instruktorit, Edis Sijariq, do të realizohen duke filluar prej 18 majit. Për arsye të mungesës së kohës kontrollet do të jenë më intenzive, në mënyrë që të gjithë shpëtimtarëve tu jepet mundësi për të rinvuar lejet e tyre. Për dallim nga viti i kaluar,kontrollet do të kryhen në plazhin e hotelit “Mediteran” në Beçiq, pasi objekti i Kryqit t Kuq në Sutomore, është caktuar të jetë karantinë. Kontrollet do të kryhen në grupe të vogla deri në 15 shpëtimtarë, kurse aktivitetet që parashikojnë kontakte të afërta në mes shpëtimtarit dhe të mbyturit, do të anullohen. Edhe provimi i ndihmës së parë dhe reanimacionit kardiopulmonar do ti përshtatet masave të sugjeruara nga Trupo koordinues nacional, thotë Sijariq.

Ai shtoi se akoma nuk kanë një datë të caktuar se kur do të fillojë trajnimi për shpëtimtarët e rinj. Vitin e kaluar është dhënë një rekord prej 640 licencava, kurse në Ulqin për momentin janë 130 shpëtimtarë aktiv.

Share.