Prej 2 shtatorit afati i dytë i regjistrimit në Shkollën e Muzikës në Ulqin

0


Nga 2 deri në 6 shtator, Shkolla e Mesme e Muzikës në Ulqin do të hapë afatin e dytë të regjistrimit për të gjithë fëmijët e interesuar, nga mosha gjashtë deri në tetë vjeç, për arsimin nëntvjeçar, si dhe nga 12 deri në 15 vjeç për arsimin tre-vjeçar, për departamentin e këndimit solo. Ndihmës drejtoresha e kësaj shkolle t Xheneta Shaçiq, tha se prindërit dhe fëmijët mund të marrin informacione për regjistrim direkt në ambientet e shkollës ose nepërmjet telefonit. “E gjitha çka kërkohet është plotësimi i aplikimi dhe certifikata e lindjes. Më e rëndësishmja është se shkolla e muzikës është falas dhe i gjithë programi është i përshtatur me mësimin e shkollës fillore,” tha Shaçiq.

Share.

Leave A Reply