Prej 13 korrikut “Holiday Villages Montenegro” hap plazhin për vendasit dhe vizitorët

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të premten me 13 korrik me fillim në orën 16.00, bëhet hapja solemne e plazhit në kuadër të kompleksit “Holiday Villages Montenegro”, i cili do të jetë e hapur për të gjithë ulqinakët dhe vizitorët e komunës më jugore në Mal të Zi.

Vizitorët do të kenë mundësi që të kënaqen me programin e zgjedhur muzikor nga DJ-ët, me koktejet nga profesioinstët e vërtetë, delikatesat e tjera verore, të shijojnë rërën dhe diellin, si dhe përmbajtje të llojllojshme për të githa moshat.

Për më të vegjëlit, Holiday Villages ka në dispozicion parkun ujor për fëmijë me sipërfaqe prej 500 metër katrorë, kurse të rriturit do të kenë mundësi të kënaqen me lundrimet e jet-skive me ndihmën e instruktorëve profesionist. Në kompleks ju pret edhe një staf i sjellshëm i cili do të bëjë që Holiday Villages Montenegro të jetë vendi i juaj i preferuar në qytet.

Share.