Prej 1 shtatorit Tuzi Komune e plote

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prej datës 1 shtator, Tuzi nuk do të jetë më komunë urbane në kuadër të Podgoricës, por komune e pavarur me të drejta të plota, si rezultat i ligjit për organizimi territorial të Malit të Zi, i cili u votua në parlament vitin e kaluar. Me këtë rast në sallën e Kuvendit të Komunal të Tuzit, liderët e koalicionit “Shqiptarët e vendsour”, organizuan një konferencë për media, ku vlerësuan lartë këtë arritje të partive shqiptare, e cila thanë ata, duhet të jetë shembull bashkëpunimi edhe për arritjet e tjera. Konferencën e hapi zyrtari i Altrnativës Shqiptare Nik Gjeloshaj, kurse më pas fajlën e morën edhe deputeti Genci Nimanbegu, si dhe kryetarët e partive që janë përbërëse të këtij koalicioni.

Share.