PRANVERA NE ANE TE MALIT

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Organizata joqeveritare „Ora“ do të organizojë më 29-31 maj 2015 edicionin e 12-të të manifestimit „Pranvera në Anë të Malit“.Në kuadër të ciklit „Ana e Malit nëpër vite“, natën e parë të manifesimit do të bëhet përurimi i librit „Banesa popullore në Anë të Malit“, botim i ri i Shoqatës „Ora“, si dhe do të hapet ekspozita me fotografi të shtëpive të vjetra të Anës së Malit,- thuhet në komunikatën për media të kësaj organizate joqeveritare.Ndërkaq të dielën, ditën qendrore të manifestimit,  do të ketë program kulturorë, sportiv, ekspozit dhe gatime tradicionale.

Share.