Porti i Tivarit – Zhduken sasi e madhe e cigareve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokuroria Themelore e Shtetit në Tivar nisi hetimet pasi mori njoftimin se nga depoja e Portit të Tivarit janë vjedhur  një sasi më e madhe e cigareve në pronësi të kompanive “Aurora” dhe “Atlant Mont” . “Prokurorja Radmila Gaçeviq urdhëroi kryerjen e  ekspertizave të nevojshme mjeko-ligjore si dhr monitorimin e kamerave të sigurisë për të gjetur autorin apo autorët e këtij krimi. Përveç kësaj, u urdhërua edhe inventarizimi i mallrave në depo për të përcaktuar sasinë dhe vlerën e saktë të cigareve të zhdukura”, thuhet në njoftimin e Degës së Sigurisë në Tivar.

Share.