Porti i Durrësit të promovohet si urë lidhëse midis Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik në Shqipëri, Milva Ekonomi priti në takim Ministrin për Tërheqjen e Investimeve të Huaja të Maqedonisë, Arlind Zeqiri.Ekonomi në fillim të bashkëbisedimit evidentoi numrin e lartë të shkëmbimit të vizitave zyrtare midis përfaqësuesve të dy vendeve.Ministrja Ekonomi, së bashku me ministrin Zeqiri dhe delegacionin që e shoqëronte, diskutuan për rritjen e bashkëpunimit ekonomik të investimeve, shkëmbimeve tregtare, turizmit, në industri dhe sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

Ministri Arlind Zeqiri shprehu mendimin se Porti i Durrësit duhet të promovohet akoma edhe më shumë, si një tjetër urë lidhëse midis Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës.Ekonomi gjithashtu e vuri theksin në rëndësinë e hartimit dhe zbatimit të projekteve të përbashkëta në nivel rajonal, si projekti i “Alpeve”, i mbështetur nga GIZ, me mjaft interes për  Shqipërin, Maqedonin dhe Kosovën si dhe roli i UNESCO-s për zhvillimin e turizmit në liqenin e Pogradecit.

Vlerësuan se pjesëmarrja më aktive e diasporës në investime të drejtpërdrejta në Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë duhet konsideruar me vëmendje maksimale.

Share.