POROSITË E ZJARRFIKËSVE

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me fillimin e sezonit turistik vijnë edhe problemet e shumëta, njëri ndër to është edhe ndezja e zjarrit. Temperaturat e larta kanë arritur kulmin këto ditë, prandaj rastet kanë qenë të shumëta. Nga fillimi i muajit korrik deri tani Shërbimi i Mbrojtjes dhe Shpëtimit ka pasur 36 intervenime, kështu deklaroi kryeshefi i këtij institucioni Flamur Sella.
Një problem tjetër është edhe infrastruktura e vetë qytetit e cila ketij shërbimi i pengon në depërtimin e zonave të rrezikuara.
Sella gjithashtu apelon tek qytetarët që të gjitha aktivitetet qe kane te bejne me ndezjen e zjarrit ti lënë pas sezonit turistik, dje gjithashtu bën apel edhe tek turistët që të kenë kujdes dhe mos të jenë shkaktarë të ndezjes së zjarrit.
Si zonat më të rrezikuara nga konfiguracioni i terenit, Sella përmend pyllin e pishave në Malin e Bardhë, pyllin e pishave nga hotel Albatros e deri tek kepi Gjeranave,disa zona ne Ane te Malit si dhe çdo lokalitet ku nuk mund të depërtojnë me automjetet.

Share.