Porosi shqiptarëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëvendës kryeministri  dhe ministër i jashtëm i Kosovës Hashim Thaçi pas takimit që ka pas me autoritetet e komunës së Ulqinit ka thënë se shqiptarët janë urelidhëse midis dy shtetëve dhe se ata mes veti duhet të ruajnë unitetin politik si dhe të kontirbojnë në mënyrë aktive zhvillimit të ekonomis dhe demokracis në Mal të Zi. Zotëri Thaçi ka qenë i percjellë nga masa të mëdha të siguris dhe para ndërtesës së komunës së Ulqinit e kanë pritur zyrtarët e kësaj komune më në krye Fatmir Gjekën dhe mbi 200 qytetar të Ulqinit. Thaçi ka vendosur lule në pllakën përkujtimore të përndjekurve shqiptar të Kosovës qe ndodhet para ndërtesës së komunës. Kryetari Gjeka deklaroi se ndjen një kënaqësi personale por edhe për të gjithë shqiptarët në Mal të Zi është ndër që Hashim Thaçi viziton Ulqinin.

Share.