Popoviq: Arsyetimet e Akademisë për fjalorin janë të pavërteta dhe injorante

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një nga fituesit e çmimi të “13 korrikut” të këtij viti, shkrimtari Millorad Popoviq, tha se shkalla e amatorizmit, papërgjegjshmërisë dhe arrogancës, nga botuesit dhe autorët e Fjalorit të Akademisë malazeze, është aq e lartë sa që për këtë projekt mund të flitet vetëm me satirë dhe humor të zi . Sipas Popoviq, arsyetimet e dhëna nga kryetari i Akademisë për mungesën e redaktorit të fjalorit janë skandaloze dhe ngjajnë me tepër me deklarata të një përpiluesi të raporteve socialiste të fabrikës së traktorëve se sa me një person të arsimuar.

Ai foli edhe për deklaratën e akademikut Sherbo Rastoder se për fjalët “turk” dhe “islam” në gjuhën malazeze ka vetëm kuptime negative, duke i quajtur ato injorante dhe të pavërteta, dhe shprehu habinë që asnjë akademik nuk reagoi pas këtyre thënieve.

“Edhe nxënësit e shkollave të mesme mund të gjejnë shembuj të poezisë epike malazeze ku ekzistojnë vlerësime kundrejt trimërisë turke, si dhe shembujt e vëllazërimit në mes malazezëve dhe turqëve në histori.”, tha nëmes tjerash Popoviq.

Share.