Politikanët mund të jenë viktimat e radhës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lideri i Lëvizjes për ndryshime dhe zyrtar i Frontit demokratikë Nebojsha Medojeviq, ka theksuar se konfliktet e klaneve kriminele të cilat po zhvillohen në vend , nuk mund të ndalohen pa ndërrimin e pushtetit. Ai pohon se kriminaliteti i organizuar në Mal të Zi është projekt i PDS me qëllim të pasurimit të individëve udhëheqës të kësaj partie , anëtarët e familjeve të tyre , tajkunët e tyre të afërm dhe persona të caktuar agjencinë për sigurinë nacionale.

Kryeministri Markoviq ka theksuar se shteti nuk është i obliguar ti strehojë kriminelet nga konfliktet reciproke dhe askush i ndershëm në këto konflikte nuk do të pësojë. Medojeviq konsideron se konflikti ndërmjet grupeve kriminele mund të eskalojë deri në atë masë që viktima të radhës të dueleve të tyre të jenë vetë politikanët.

Share.