Politika partiake po shkatërron ekonomitë e Ballkanit

0

Bizneset në pothuajse të gjitha vendet ballkanike po vazhdojnë të përballen me mungesë të fuqisë punëtore, si pasojë e migrimit masiv të popullsisë në vendet perendimore, ku punësimi është më i lehtë dhe më profitabil. Pas Kroacisë dhe Malit të Zi, të cilët kanë probleme më së shumti gjatë sezonit turistik, edhe Maqedonia e Veriut ka ngritur shqetësimin se industria e saj dhe bujqësia po përballen me probleme të vazhdueshme në këtë drejtim. Zyrtarët e këtij vendi thonë se largimi nuk bëhet vetëm për arsye të pagave të ulta por edhe për cilësinë e jetesës, sidomos kur bëhet fjalë për shërbimet e dobëta në arsim dhe shëndetësi.

Politikat e punësimeve partiake në të gjitha vendet e rajonit, kanë krijuar një klasë të re të administratës dhe shërbimeve publike, të cilët nuk janë të aftë të përballen me problemet e përditshme dhe në masën më të madhe janë vetëm dekor elektoral. Kjo gjithnjë e më tepër po rezulton me largimin e të rinjve , duke krijuar probleme të mëdha për gjitha ekonomitë e rajonit.

Share.