Policia: Në Ulqin gjatë prillit janë procesuar 13 persona për shkelje të rregullave

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia e Ulqinit që prej fillimit të krizës me pandeminë e koronavirusit po kryen kontrollet e duhura sipas urdhërave të Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Punëve të Mbrendshme dhe Instituti për Shëndet Publik. Shefi për siguri të komunikacionit pranë Degës së Sigurisë në Ulqin, Aleksa Koçoviq, tha për TV Teuta se ulqinakët kryesisht i respektojnë masat e marra por ka edhe përjashtime. Gjatë muajit mars janë procesuar 10 persona për shkeljen e tyre, kurse në ditët  para të prillit janë ndaluar 13 persona. Shkeljet kanë qenë të ndryshme, prej largimit nga vetëizolimi e deri tek shkeljet e ndalimit të qarkullimit në mes qyteteve, thotë Koçoviq. Ai shtoi se pjestarët e policisë në Ulqin disponojnë mjetet e nevojshme mbrojtëse dhe se përveç rrugëve kryesore, rregullisht kontrollohen edhe ato në periferi të qytetit.

Share.