Policia Komunale: Paralajmërim për reklamat pa leje

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga Policia Komunale e Ulqinit paralajmërojnë të gjithë ata që kanë vendosur pa leje material reklamues të tipit të panove, të nxjerrin lejen e duhur pranë institucionit përkatës deri me datën 30 janar të këtij viti. Nëse pronarët e përmendur nuk veprojn sipas këtij lajmërimi policia komunale si Shërbim i veçant i Komunës së Ulqinit do t’i heqë ato pa praninë e subjekteve apo pronarëve me shpenzimet e tyre, thuhet nga Policia komunale.

Share.