Policia komunale konfiskon 7 automjete nga hapësirat publike

0

Policia Komunale filloi aksionin e menjanimit të autoveturave të paregjistruara nga parkingjet, hapësirat publike dhe trotuarët. “Fillimisht kemi bërë  evidentimin e automjeteve,ku në ç’do autoveturë është vendosur paralajmërimi që vetë pronari ta largoi veturën me ç’rast nuk do të kishte pasur asnjë pasojë,disa nga pronarët i kanë larguar ,por 10  të tjerë edhe pas paralajmërimit nuk kanë reaguar,andaj edhe do të kenë pasoja nga ana materiale”, tha udhëheqësi i policëve komunal Amir Mehmeti. Policia Komunale ka angazhuar marimangën e cila bëri  bartjen, dhe transportin e tyre deri në hapësirat e ish “Jadran Prevozit” me të cilët Komuna e Ulqinit ka të nënshkruar marrëveshjen. Aty pronarët mund të shkojnë ti marrin automjetet e konfiskuara.Aksioni do të vazhdoi edhe ditën e nesërme.

Share.

Leave A Reply